ShowBiz
Stresi i gatshëm të luftojë për Kosovën nëse është nevoja: Jam nip i Istogut
Demokracia
21:07 | 02 Gusht 2022

Share:

Reperi i njohur shqiptar, Stresi, pas tensioneve në veri është shprehur i gatshëm që në rast se do të ndodh luftë mes Kosovës dhe Serbisë, do të luftojë për Kosovën.

Pas kësaj deklarate ka pasur reagime të shumta nga ndjekësit, të cilët nuk e besonin që ai do të bëj një veprim të tillë.

Por, Stresi ka zbuluar se ka diçka që e lidh me Kosovën.

Me një koment të bërë në “Facebook” Stresi për herë të parë ka zbuluar se nëna e tij është me prejardhje nga Kosova, gjegjësisht nga komuna e Istogut.

Ai shtoi se vjen nga një familje luftëtaresh me breza dhe se nëse ndodh luftë në Kosovë, emri i tij do të jetë i pari në listë.

“Shoh shume komente lloj lloj njerëzish, disa nuk e din qe nena ime e shtrenjt eshte prej Istogu e dajt aty i kom, un vi prej familje luftëtaresh me breza, Ishalla s’ka luftë, por emri im do jetë i pari ne liste për Kosovën tone”, shkroi ai.

Të ngjashme