Lajme
“Strategjia” e Kosovës: Merr 600 milionë kredi, harxhon zero euro (VIDEO)
Demokracia
21:25 | 28 Tetor 2023

Share:

Vetë i lypi e kur iu dhanë, s`i shfrytëzoi.

Kështu shteti i Kosovës, la të pa përdorura mbi gjysmë miliardi euro nga kreditë e jashtme të cilat iu aprovuan përgjatë viteve, e të cilat nuk i shpenzoi asnjëherë.

Blendi Hasaj, drejtor ekzekutiv në institutin GAP tha për Klan Kosova se deri në muajin qershor 2023 janë 634 milionë euro kredi të cilat janë të ratifikuara në Kuvend, por që nuk i kanë tërheq institucionet e Kosovës.

Instituti GAP këtë e sheh si planifikim të dobët nga qeverisjet kosovare të cilat i theksoi edhe Zyra Kombëtare e Auditimit, njofton Klan Kosova.

Madje për mostërheqjen e këtyre parave, ekzistojnë edhe penalizime për çka shteti konsiderohet se paguan kot. Një deputet opozitar, një pjesë të fajit për këtë ia lë ekzekutivit aktual që sipas Ferat Shalës nuk po menaxhon mirë me paratë publike.

Gjatë këtij viti, Qeveria Kurti është kritikuar edhe për shpenzime shumë të ulëta për investimeve kapitale në disa ministri.

Të ngjashme