Sport
Strakosha me nëntë bashkëlojtarë mungojnë në stërvitjen e Lazios, nuk dihen arsyet
Demokracia
19:19 | 20 Prill 2022

Share:

Maurizio Sarri rrezikon të ketë mungesë opsionesh në ndeshjen e tyre të ardhshme kundër Milanit të dielën pasi dhjetë lojtarë të Lazios, munguan në seancën stërvitore të sotme në Formello.

“Biancocelesti” u stërvit sot, por disa nga lojtarët e tyre nuk morën pjesë, përcjell Demokracia.com.

Sipas Calciomercato.com, në seancën e sotme pasdite kanë munguar lojtarë si shqiptari, Thomas Strakosha, Marius Adamonis, Adam Marusic, Stefan Radu, Danilo Cataldi, Pedro, Raul Moro, Patric, Sergej Milinkoviq-Saviq dhe Luiz Felipe.

Seanca e mëngjesit ishte anuluar për arsye të paspecifikuara.

Sipas raportit, Milinkoviq-Saviq është me grip, ndërsa arsyet e mungesës së shokëve të skuadrës nuk janë bërë të ditura.

Lazio pret Milanin në Stadio Olimpico të dielën mbrëma. Pas seancës së sotme stërvitore, Lazio ka lëshuar një deklaratë zyrtare, por nuk ka përmendur se ata dhjetë lojtarë nuk kanë marrë pjesë./Demokracia.com/

Të ngjashme