Sport
Strakosha e Vojvoda me paraqitje zhgënjyese në Serie A
Demokracia
20:39 | 01 Shkurt 2021

Share:

Portieri i Kombëtares së Shqipërisë, Thomas Strakosha është duke kaluar momente aspak të mira tek Lazio.

Mediet në Italia e kanë cilësuar si periudhën me të errët të tij në Serie A, kjo për shkak të disa problemeve disiplinore që ka pasur në ekip. Strakosha, përveç problemeve fizike që kishte ai u tha se kishte telashe edhe me trajnerin, kjo për shkak të hapësirës më të madhe që i jepte portierit Pepe.

Gjiganti italian “Calciomercato”, ka bërë një vlerësim mbi paraqitjet e futbollistëve në Seria A.

Nga këto vlerësim nota aspak të mira nuk kanë marrë Thomas Strakosha e Mërgim Vojvoda.

Thomas Strakosha që ka një notë mesatare 5.25, ndërsa Vojvoda 5.56.

Portierë: Strakosha 5.25; Da Costa 5.67; Sirigu 5.81; Sepe 5.85.

Mbrojtës: Kolarov 5; Martinez Quarta 5.42; Broën 5.47; Klavan dhe Maksimovic 5.5.

Mbrojtës krahu: Busi 5.31; Depaoli 5.38; Room 5.42; Vojvoda 5.5; 5.56

Mesfushorë: Bernardeschi 5.31; Caligara, Diaëara, Eriksen, Pereiro dhe Segre 5.5.

Sulmues: Dragus dhe Callejon 5.5; Cornelius 5.56; Kouamé 5.58.

Trajnerët: Mihajlovic 5.78; Prandelli 5.81; Stroppa 5.83; Di Francesco 5.84; Pirlo 5.89. /Demokracia.com

Të ngjashme