Lajme
“Stop Ballkanit të Hapur”, qytetarët e Malit të Zi sërish në protestë
Demokracia
13:14 | 12 Dhjetor 2022

Share:

Malazezët vijojnë ta kundërshtojnë nismën “Ballkani i Hapur”.

Qytetarët malazezë janë ngritur sërish në protesta duke kërkuar t’i jepet fund përpjekjeve për ta bërë Malin e Zi pjesë të nismës.

Qytetarët kanë varur në një urë pankartën me fjalët “Stop Ballkani i Hapur”.  Tubimi ka krijuar edhe trafik në rrugë, ndërsa qytetarët vijojnë të mbeten në shesh duke bërtitur kundër nismës.

Një muaj më parë Mali i Zi u ngrit në protestë pikërisht për të kundërshtuar “Ballkanin e Hapur”, të cilët e konsiderojnë një nismë serbe nga Aleksandër Vuçiq.

Të ngjashme
Lajme • 05 Maj 2024