Lajme
Stoltenberg: Të gjithë aleatët e NATO-s janë dakort për anëtarësimin e Ukrainës
Demokracia
12:55 | 06 Qershor 2023

Share:

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, teksa hapi Samitin e Bukureshtit 9 në Sllovaki, konfirmoi dakortësinë e shteteve aleate të NATO-s për anëtarësimin e Ukrainës.

“Të gjitha aleatët janë dakord që dera e NATO-s mbetet e hapur, se Ukraina do të bëhet anëtare e aleancës dhe se Rusia nuk mund të vërë veton ndaj saj”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s.

Stoltenberg u shpreh gjithashtu se NATO do të vijojë mbështetjen e saj ndaj Ukrainës.

“Vendimet që do të marrim në samitin e korrikut në Vilnius do të jenë shumë domethënëse.

Ne do të forcojmë mbështetjen tonë për Ukrainën me një paketë ndihme shumëvjeçare për ta ndihmuar atë të kalojë nga epoka sovjetike në standardet e NATO-s dhe ta sjellë Ukrainën më afër NATO-s”, deklaroi Jens Stoltenberg.

Të ngjashme