Pas vizitës së djeshme që pati në Kosovë, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg sot qëndroi në Beograd ku takoi presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe Kryeministren Ana Bërnabiq.
Pas takimit me dy krerët e shtetit serb, Stoltenberg thotë se Serbia është e përgatitur që të mbajë përgjegjës autorët që shkaktuan dhunë së fundi në Kosovë.
“Diskutime me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiq, për tensionet e fundit dhe rolin vital të KFOR-it në mbrojtjen e të gjithë komuniteteve në Kosovë. E mirëpres që Serbia është e përgatitur që të ndihmojë në sigurimin e llogaridhënies për autorët e dhunës së fundit”, ka shkruar Stoltenberg në platformën “X”.
Ndërsa, në konferencën e përbashkët me presidentin Vuçiq, shefi i NATO-s tha se autorët e sulmit në Banjskë duhet të dalin para drejtësisë.
“Unë llogaris në të dyja palët që të ulin tensionet dhe të përmbahen nga përshkallëzimi i veprimeve,” tha ai në një konferencë të përbashkët për shtyp me Vuçiqin.
“Për dy dekada, KFOR-i ka garantuar një mjedis të sigurt në Kosovë për të gjitha komunitetet, ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë. Në të vërtetë, disa anëtarë të NATO-s i mbijetuan disa sulmeve, në shtator pamë një shpërthim tjetër dhune në Kosovë, kjo nuk mund të lejohet, ata që e bënë atë duhet të sillen para drejtësisë, ne vërtet e mirëpresim që Serbia është e gatshme të bashkëpunojë për këto angazhime, të cilat ne u diskutua gjithashtu, thotë Stoltenberg.
Ai thekson se “llogaritë në të gjitha palët që të ulin tensionet dhe të përmbahen nga përshkallëzimi. Grumbullimi i forcave të ushtrisë serbe pranë kufirit me Kosovën nuk do të ndihmonte në qetësimin e situatës”, shtoi Stoltenberg.