Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, pas takimit me Presidenten Vjosa Osmani, po flet në konferencë për media për gazetarë.
I pari i NATO-s, ka thënë se çdo vendosje e Forcave të sigurisë në veri të vendit, duhet të koordinohet me NATO-n.
Tutje ai foli edhe për aksionet e Policisë në atë zonë, për të cilat tha se duhet të jenë të informuar.
“Për çdo aksion të Policës së Kosovës në ato zona, duhet të jemi të informuar në mënyrë që mos rrezikohet paqja dhe siguria.”
Tutje ai ka thënë se e mirëpret themelimin e Asociacionit.
“E mirëpres propozimin e fundit për themelimin e Asociacionit; do të ishte hap kyç drejt normalizimit të marrëdhënieve”