Sipas Stoltenberg, shumë vende të NATO-s, së pari Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe Mbretëria e Bashkuar, kanë forcuar ndjeshëm aftësitë ushtarake të Ukrainës duke ofruar sisteme të armëv
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stolteberg tha se shumë vende të NATO-s kanë forcuar ndjeshëm aftësitë ushtarake të Ukrainës, duke vënë në dukje se roli i NATO-s është t’i japë fund armëve bërthamore në një moment.
“Rusia ka nënvlerësuar rezistencën e Ukrainës dhe në të njëjtën kohë ka mbivlerësuar aftësitë e veta ushtarake. Prandaj, Moska tani është e detyruar të riformulojë planet e saj“- tha Stoltenberg në një intervistë për gazetën franceze Le Monde.
Sipas Stoltenberg, shumë vende të NATO-s, së pari Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe Mbretëria e Bashkuar, kanë forcuar ndjeshëm aftësitë ushtarake të Ukrainës duke ofruar sisteme të armëve mbrojtëse.
Stoltenberg tha, megjithatë, se kishte konsultime brenda Aleancës Atlantike nëse, si dhe kur armët bërthamore të shteteve anëtare mund të përdoren. Ai vuri në dukje se roli i NATO-s është t’i japë fund armëve bërthamore në një moment, por theksoi se sa kohë Kina, Rusia dhe Koreja e Veriut të kenë armët e tyre bërthamore, bota do të jetë më e sigurt nëse NATO ka të vetat.
I pyetur për të komentuar qëndrimin e Kinës ndaj Ukrainës, ai vuri në dukje se fakti që Pekini dhe Moska punojnë ngushtë së bashku ndikon në politikat e NATO-s.
I pyetur nëse grumbullimi gradual i 100,000 trupave amerikane në Evropë shkel kuadrin formal të NATO -s për marrëdhëniet me Rusinë, Stoltenberg tha se ky kuadër ishte shkelur prej kohësh nga Rusia që nga pushtimi i Gjeorgjisë në vitin 2008. se rritja e trupave të NATO-s në rajoni synon sigurimin e paqes dhe jo provokimin e konfliktit.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s tha gjithashtu se nuk dëshiron të hyjë në detaje se si do të reagonte aleanca nëse Rusia përdor armë kimike në Ukrainë.