Aleanca ushtarake e NATO-s është e shqetësuar nga retorika e ndarjes dhe ndikimi rus në rajon. Këtë e tha Sekretari i Përgjithshëm, Jens Stoltenberg gjatë vizitës në Bosnje-Hercegovinë, ndalesa e parë e turit në shtetet e Ballkanit Perëndimor.
“Kjo kërcënon minimin e stabilitetit dhe dobësimin e reformave. Të gjithë liderët duhet të punojnë për të ecur përpara. Për ne është tejet me rëndësi dhe ne jemi të përkushtuar për sigurinë dhe stabilitetin e këtij rajoni, dhe vendit tuaj i cili ka shumë rëndësi për rajonin e Ballkanit Perëndimor, prandaj ne po e thellojmë dialogun politik dhe bashkëpunimin tonë praktik.”
Ai shtoi se aleatët “e mbështesin fuqishëm sovranitetin dhe integritetin territorial të Bosnjë e Hercegovinës”.
Gjatë pasdites shefi i NATO-s do të vizitojë Kosovën kudo të takohet me presidenten Vjosa Osamni, kryeministrin Albin Kurti dhe me komandantin emisionit paqeruajtës të aleancës në Kosovë, KFOR, Ozkan Ulutash.
Më 21 nëntor Stoltenberg do të zhvendoset për ne Beograd, ku do të zhvilloje bisedime me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministren Ana Bërnabiç.
Po në të njëjtën ditë do të vizitojë edhe Maqedoninë e Veriut, ku parashikon takime me liderët e këtij vendi. Në përmbyllje të turit të tij në Ballkanin Perëndimor, Stoltenberg do të marrë pjesë në një takim me liderët e vendeve aleate nga rajoni, ku do të jetë i pranishëm edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama.
Vizita e tij vjen në një kohë tensionesh në Kosovë por edhe paralajmërimeve se Rusia po përgatit një luftë në Ballkan për të devijuar vëmendjen nga konflikti në Ukrainë.