Lajme
Stoltenberg nga Polonia i çon mesazh Rusisë: Po rrisim praninë ushtarake në lindje për të mbrojtur njerëzit tanë
Demokracia
13:05 | 01 Mars 2022

Share:

Sekretari i përgjithshëm i NATO’s, Jens Stoltenberg, ndodhet në Poloni.

Ai po viziton forcat e NATO-s në Poloni, së bashku me presidentin polak, Andrzej Duda, shkruan Demokracia.com.

Përmes një postimi në Twitter, Stoltenberg ka bërë të ditur se aleatët po mbështesin Ukrainën.

“Ne po rrisim praninë tonë në lindje për të mbrojtur njerëzit tanë. Aleatët po rrisin mbështetjen për Ukrainën dhe po i imponojnë kosto Rusisë. Bota qëndron përkrah Ukrainës në thirrjen për paqe”, ka shkruar Stoltenberg./Demokracia.com/

Të ngjashme