Edhe pse Rusia tani po përqendron sulmin e saj në Ukrainën lindore, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, deklaroi se ende nuk kanë parë asnjë tregues se qëllimi i Putin për të kontrolluar të gjithë vendin ka ndryshuar.
Ndërkohë që mijëra njerëz po vriten, influencerët rusë ankohen se janë ndaluar të blejnë Chanel në Dubai
Duke folur për gazetarët përpara një takimi në Bruksel, Stoltenberg paralajmëroi gjithashtu se lufta në Ukrainë mund të zgjasë me vite.
“Ne nuk kemi parë asnjë tregues se presidenti Putin ka ndryshuar ambicien e tij për të kontrolluar të gjithë Ukrainën dhe gjithashtu për të rishkruar rendin ndërkombëtar, kështu që ne duhet të jemi të përgatitur për një afat të gjatë. Duhet të jemi realistë dhe të kuptojmë se kjo mund të zgjasë për një kohë të gjatë, për shumë muaj apo edhe vite”, deklaroi Stoltenberg.