Bjellorusia ka qenë “bashkëpunëtore” në pushtimin rus të Ukrainës edhe para fillimit të tij, duke lejuar që territori i saj të përdoret për grumbullimin e trupave dhe ajo vazhdon të mundësojë pushtimin, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, mw 23 mars.
Ai tha në një konferencë shtypi në prag të një samiti të NATO-s në Bruksel se Bjellorusia ka lejuar gjithashtu që fushat e saj ajrore ushtarake të përdoren nga forcat ruse për të nisur sulmet ndaj qyteteve dhe civilëve ukrainas.