Lajme
Stoltenberg: Bisedimet midis Turqisë, Finlandës dhe Suedisë duhet të vazhdojnë
Demokracia
18:02 | 21 Maj 2022

Share:

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg thotë se ka folur me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan për rëndësinë e dyerve të hapura të NATO-s pas ofertave të Finlandës dhe Suedisë për t’u bashkuar me aleancën ushtarake.

Në këmbim, presidenti i Turqisë i tha atij se Ankaraja nuk do t’i shikonte pozitivisht kërkesat e Suedisë dhe Finlandës, nëse nuk tregojnë qartë bashkëpunimin në luftën kundër terrorizmit dhe çështje të tjera, shkruan BBC, transmeton Demokracia.com.

Siç raportuam më herët, Erdogan zhvilloi sot një telefonatë me liderët e dy vendeve për të diskutuar shqetësimet e tij.

“Ne pajtohemi që shqetësimet e sigurisë të të gjithë aleatëve duhet të merren parasysh dhe bisedimet duhet të vazhdojnë për të gjetur një zgjidhje”, ka shkruar Stoltenberg ./Demokracia.com/

Të ngjashme