Lajme
Stoltenberg: Anëtarësimi i Finlandës dhe Suedisë në NATO do të ishte historik
Demokracia
15:30 | 15 Maj 2022

Share:

Finlanda dhe Suedia kanë shprehur dëshirën për të qenë pjesë e aleancës së sigurisë, NATO-s, shkruan BBC.

Ndërkohë ditën e sotme, Finlanda deklaroi se ishte pro anëtarësimit në NATO, duke u mirëpritur krahëhapur nga aleanca.

“Nëse do të vendosnin të ishin pjesë e aleancës, do të ishte historike dhe do të tregonte se dera e NATO-s ishte e hapur dhe se ne mposhtëm agresorin”, tha ai.

Stolterberg tha gjithashtu se Vladimir Putin dëshiron që Ukraina të mposhtet dhe Europa dhe Amerika e Veriut të ndahen, por ata janë të bashkuar dhe Ukraina mund ta fitojë luftën.

Të ngjashme