Sport
Stoichkov “masakron” Dembele pasi nuk po e respekton fanellën e Barcelonës
Demokracia
16:42 | 21 Janar 2022

Share:

Hristo Stoichkov, ish-futbollisti i Barcelonës, ka kritikuar ashpër Ousmane Dembele, i cili nuk ka ndërmend të rinovojë kontratën me klubin Blaugrana dhe për këtë u përjashtua nga skuadra:

“Si i huaj e kam njohur Barcelonën në kohën e Kubala, Carrasco, Lineker, Jose Mari Bakero, Julio Salinas. E dija mirë historinë e kësaj skuadre. Dembele kurrë nuk e kuptoi se çfarë është Barcelona. Nëse ai nuk dëshiron të rinovojë, të paktën mos ta njollosë stemën, mos ta veshë më atë fanellë, por të thotë: dua të iki.

Shpresoj që Laporta t’ia hapë derën dhe ta lërë të shkojë, sepse nuk e ndjen fanellën. Ato ngjyrat djersiten. Unë duartrokas Xavi që nuk e thirri për ndeshjen e fundit, dhoma e zhveshjes meriton respekt. 121 vite të historisë së klubit katalanas nuk e meritojnë këtë sjellje të tij”.

Të ngjashme