Sport
Stivi Frashëri rikthehet në stërvitje pas incidentit në Gjilan
Demokracia
12:34 | 13 Prill 2022

Share:

Portieri i Ballkanit, Stivi Frashëri është rikthyer në stërvitje me skuadrën pas incidentit në Gjilan.

“Gardiani” shqiptar u sulmua fizikisht nga dy tifozë gjatë minutës së fundit të ndeshjes derbin kundër Gjilanit me tifozët e këtyre të fundit që hyrën në fushë për të festuar golin e minutës së 94-të dhe me ç’rast sulmuan atë, shkruan Demokracia.com.

Frashëri u dërgua me urgjencë në spitalin e Gjilanit, për t’u liruar në orët e mbrëmjes të po asaj dite.

E tani rreth dy javë më pas ai i është rikthyer stërvitjeve me “portokallezinjtë” për takimin me Prishtinën në fundjavë.

Ballkani ka publikuar pamjet e stërvitjes së Frashërit në stadiumin e qytetit në Suharekë.

Kujtojmë se për sulmin ndaj Frashërit dy persona po mbahen në paraburgim.

Ballkani e fitoi atë takim me rezultat zyrtar 0:3, kurse Gjilani u dënua me tri ndeshje mos lojë në stadiumin e qytetit në Gjilan dhe pa prezencën e tifozëve. /Demokracia.com/

Të ngjashme