Sport
Stivi Frashëri në Top 5-shen e portierëve me më së shumti pritje në fazën e grupeve në Ligën e Konferencës
Demokracia
19:39 | 14 Nëntor 2022

Share:

Faqja zyrtare e UEFA Ligës së Konferencës ka publikuar listën e portierëve me më së shumti pritje deri më tani në edicionin e dytë të garës së UEFA-s për klubet evropiane.

“Gardiani” i Ballkanit, Stivi Frashëri është në mesin e pesë portierëve me më së shumti pritje në fazën e grupeve, raporton Demokracia.com.

Frashëri regjistroi 26 pritje në ndeshjet e Grupit G me kampionët e Kosovës.


Ali Sasal Vural i Sivassporit, portieri i kundërshtarëve të Ballkanit në grup ishte portieri me 34 pritje, njëherit i pari në këtë listë.

Kujtojmë se Ballkani mbylli fazën e grupeve në pozitën e fundit me katër pikë në Grupin G. I pari ishte Sivasspori me 11 pikë, një më pak kishte Cluji të cilat kaluan tutje. Slavia Praha ishte e treta me tetë pikë gjithsej./Demokracia.com/

Të ngjashme