Sport
Stivi Frashëri lirohet nga spitali, vizitohet nga presidenti i klubit dhe kryetari i Suharekës
Demokracia
22:44 | 03 Prill 2022

Share:

Portieri i Ballkanit, Stivi Frashëri është liruar nga spitali dhe tani ndodhet në banesën e tij.

Kjo është bërë e ditur nga një fotografi e publikuar nga kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, raporton Demokracia.com.

Frashëri u vizitua nga Muharremaj dhe presidenti i klubit, Arsim Kabashi.

“Stivi Frashëri, portieri i FC “Ballkani” do të kthehet edhe më i vendosur në fushë. Me presidentin e klubit Arsim Kabashin i uruam sonte, që fitoret bashkë me lojtarët e klubit të vazhdojnë më tutje. Secili qytetar në Komunën e Suharekës, secili tifoz i Xhebrailave, dhe secili sportdashës është sonte me Stivin”, thuhet ndër tjerash në postimin e Muharremajt.

Frashëri u sulmua fizikisht sot nga disa tifozët gjilanas të cilët hyrën në fushë pas golit të Enea Koliçit në kohën shtesë.

Portieri shqiptar u dërgua me urgjencë në spital. /Demokracia.com/

Të ngjashme