ShowBiz
Stilisti Aleksander Wang flet për akuzat për sulm seksual: ‘Unë pendohem që ju kam shkaktuar atyre dhimbje’
Demokracia
18:33 | 09 Mars 2021

Share:

Alexander Wang pretendon se ai tani “është më i vetëdijshëm” ndërsa adreson akuzat e sjelljeve të fundit seksuale të bëra kundër tij, të cilat ai më parë i ka mohuar.

Të hënën, stilisti ndau një deklaratë në Instagram në të cilën ai tha se mbështet ata që kanë dalë me akuza kundër tij, transmeton Demokracia.com

Deklarata e re vjen dy muaj pas deklaratës së fundit të tij, në të cilën ai i quajti pretendimet “akuza të rreme, të sajuara dhe kryesisht anonime”.

Në mesazhin e tij këtë javë, Wang tha se pendohet “që kishte vepruar në një mënyrë që i shkaktoi dhimbje akuzuesve të tij”.

“Një numër individësh kanë dalur me pretendime kundër meje në lidhje me sjelljen time personale në të kaluarën”, tha ai.

“Unë mbështes të drejtën e tyre për të folur hapur dhe kam dëgjuar me kujdes atë që ata kishin për të thënë. Nuk ishte e lehtë për ta të tregonin historitë e tyre, dhe pendohem që veprova në një mënyrë që u shkaktoi atyre dhimbje”.

“Ndërsa nuk pajtohemi për disa nga detajet e këtyre ndërveprimeve personale, unë do të jap një shembull më të mirë dhe do të përdor famën dhe ndikimin tim për të inkurajuar të tjerët të njohin sjelljet e dëmshme”, shtoi Wang. “Jeta ka të bëjë me të mësuarit dhe rritjen, dhe tani që e di më mirë, do të veproj më mirë.”

Modeli britanik Owen Mooney doli publikisht me akuza sulmi kundër Wang në fund të Dhjetorit 2020, duke pretenduar se ai ishte prekur nga stilisti në zonën gjenitale në 2017. Modeli trans Gia Garrison gjithashtu akuzoi Wang se i kishte ekspozuar organin gjenital në një klub./Demokracia.com

Të ngjashme