Sport
Steven Gerrard infektohet me Covid-19
Demokracia
22:06 | 25 Dhjetor 2021

Share:

Një lajm i keq ka ardhur për legjendën e  Liverpoolit, Steven Gerrard i cili aktualisht drejton skuadrën e Aston Villas, transmeton Demokracia.com.

Gerard si shumë lojtarë dhe trajnerë të tjerë në Premier League nuk ka mundur t;i shpëtojë infektimit me Covid-19.

Bosi i Villa është i detyruar të qëndrojë larg ndeshjes në shtëpi kundër Chelsea në Boxing Day, si dhe udhëtimit në Leeds United më 28 dhjetor.

Gjithsesi, sipas klubit Gerrard ndihet mirë me shëndet.

“Trajneri Steven Gerrard nuk do të jetë në gjendje të marrë pjesë në dy ndeshjet tona të ardhshme në Premier League me Chelsean dhe Leeds United pasi ai do të izolohet sepse rezultoi pozitiv me Covid-19”, ka shkruar Aston Villa. /Demokracia.com

 

Të ngjashme