Sport
Steven Gerrard arrin në Londër, zyrtarizimi te klubi i Premierligës çështje kohe
Demokracia
15:30 | 10 Nëntor 2021

Share:

Legjenda e Liverpoolit dhe Anglisë, Steven Gerrard do të emërohet trajner i ri i Aston Villës, raportojnë mediat në Ishull.

Emërimi i Gerrardit te klubi që bën gara në Premierligë do të zyrtarizohet në orët në vazhdim, përcjell Demokracia.com.

Ish-futbollisti i Kombëtares së Anglisë dhe Liverpoolit ndodhet në Londër për të përmbyllur marrëveshjen me Villan.

Gerrard ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm me Rangersin në Skoci duke fituar titullin e Premierligës skoceze në sezonin e kaluar.

41-vjeçari do ta zëvendësojë Dean Smithin e shkarkuar.

Në rrjetet sociale qarkullon shumë një video ku shihet teksa Gerrard arrin në Londër.

Aston Villa pozicionohet në vendin e 16-të në elitën e futbollit anglez me 10 pikë pas 11 përballjeve. /Demokracia.com

Të ngjashme