ShowBiz
Steve Harvey i drejtohet Michael Jordan: “Ti për mua nuk je burri më joshës në botë”
Demokracia
15:37 | 26 Janar 2021

Share:

Steve Harvey ka dhënë miratimin e tij për lidhjen e vajzës së tij Lori Harvey me Michael B. Jordan.

Harvey foli për këtë në emisionin e tij “The Steve Harvey Morning Show”, shkruajnë mediat e huaja, transmeton Demokracia.com

Ai tha se “Më pëlqen Jordan por përsëri i kam sytë tek ai”.

Vitin e kaluar, Michael Jordan u shpall si burri më joshës nga revista People dhe Harvey përdori këtë për të bërë shaka.

“Ti për mua nuk je burri më joshës në botë” tha Harvey “Të jemi të qartë për këtë”.

Dyshja konfirmoi lidhjen në fillim të muajit përmes një foto në Instagram ku ata shfaqeshin shumë të afërt./Demokracia.com

Të ngjashme