Lajme
Stërvitja Rusi-Bjellorusi shqetëson Poloninë
Demokracia
14:40 | 17 Shtator 2021

Share:

Varshava ka dërguar trupa ushtarakë në kufirin e saj lindor në reagim ndaj ‘Zapad 21’, stërvitjes së përbashkët ushtarake të Rusisë dhe Bjellorusisë.

Ky aksion është një nga operacionet më të mëdha të transferimit ushtarak nga Polonia veriperëndimore në terrenet e trajnimit në jug-lindje të vendit. Ministri polak i mbrojtjes thekson se duhen marrë masa sigurie

“Gjëja më e rëndësishme është që Polonia duhet të jetë e sigurt, polakët duhet të jenë të sigurt. Kjo është arsyeja pse trupat janë zhvendosur”, tha ministri polak i Mbrojtjes, Mariusz Blaszczak.

Stërvitjet ushtarake Zapad, të organizuara midis 10 dhe 16 shtatorit, erdhën mes tensioneve në rritje midis NATO-s dhe Moskës, shkruan euronews.al. Polonia dhe shtetet baltike kanë shprehur shqetësimin e tyre për agresionin e mundshëm rus.

Të ngjashme