Anëtari i PDK-së, Xhavit Haliti, përmes rrjetit social “Facebook”, ka postuar disa fotografi me anëtarët e Kryesisë, deputetët e Grupit Parlamentar dhe kryetarët e komunave që udhëhiqen nga PDK-ja.
Bashkangjitur me imazhet e takimit, Haliti ka shkruar vetëm një fjalë, “gati”.
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, para fillimit të seancës parlamentare vjeshtore, dje dhe sot, ka takuar anëtarët e Kryesisë, deputetët e Grupit Parlamentar dhe kryetarët e komunave që qeverisen nga PDK-ja për të koordinuar çështjet politike.