Një statujë bronzi e ikonës së muzikës latine, Shakira, është gjendur në qytetin e saj të lindjes, Barranquilla në Kolumbi.
Sipas BBC, statuja kishte një gjatësi prej 6.5m dhe mënyra e pozicionimit të ijeve që në pamjen e parë e identifikon legjendën e muzikës botërore. Në një postim në instagramin e saj vetë këngëtarja ka ndarë një foto të dy prindërve të cilët kishin pozuar para statujës.
Por, një tjetër ngjarje e rëndësishme e këngëtares, e cila bëri që emri i saj të lakohej aq shumë ishte edhe çështja e mashtrimit fiskal e ngritur kundër saj në Spanjë, duke e detyruar këngëtaren të paguante një gjobë prej 7.5 milion €.
Viti 2023 ishte një vit i suksesshëm për këngëtaren, e cila fitoi tre çmime “Grammy”, një prej tyre me artistin tjetër kolumbian Karol G.