Lajme
Statuja e Stalinit ruhet në vilën e “Mehmet Shehut”, Nurellari: E turpshme, e ka hequr edhe Rusia
Demokracia
23:12 | 23 Gusht 2022

Share:

Fotografitë e qarkulluara për strehimin e statujave të Leninit dhe Stalinit në vilën qeveritare dikur e njohur si “vila e Mehmet Shehut”, sot ende një rezidencë qeveritare, kanë krijuar jehonë dhe debate në opinionin publik.

Sipas analistit Adri Nurellari, vendosja aty e statujave, që gjatë regjimit komunist ndodheshin në qendër të kryeqytetit, dhe që për kohë të gjatë kanë qëndruar në një cep të Galerisë së Arteve, është veprim i shëmtuar.

“Krimet çnjerëzore të komunizmit, dhe fakti që Shqipëria është një nga viktimat kryesore dhe plagët janë ende të hapura, e bëjnë sipas meje krejt pavend të bëhen instalacione dhe show të këtij tipi. Akoma më fyese, kur kjo ndodh në ndërtesën e një sadisti i përmasave të jashtëzakonshme si Mehmet Shehu”, thotë Nurellari për A2 CNN.

Sipas tij, ka edhe një paradoks tjetër. “Kjo ndodh në fund të rrugës që quhet “Ukraina e lirë”, që tregon një hipokrizi për të bërë lajme, dhe nga ana tjetër për t’i bërë qejfin nostalgjikëve, ringrihen këto simbole të urryera. Edhe në Rusi ka patur një proces destalinizimi, është e turpshme që këto statuja të ndodhen në një institucion shtetëror, edhe si instalacione, sepse përfaqësojnë një apologji të asaj kohe”, shton analisti.

Të ngjashme