Sport
Statovci zbulon se i ka ardhur një ofertë t’i bashkohet “Profës” te Gjilani
Demokracia
13:53 | 08 Mars 2021

Share:

Ish-futbollisti i mirënjohur dhe trajneri, Faruk Statovci ka thënë se ka pasur një ofertë t’i bashkohet Gjilanit.

Statovci i cili është trajner i Bashkimit të Koretinit, ka deklaruar se ka mundur t’i bashkohet Gjilanit si ndihmëstrajner, shkruan Demokracia.com.

Ai e ka zbuluar një gjë të tillë në “Kanal10”.

“Kisha ofertë për tu bashkuar me Bylbyl Sokolin te Gjilani si ndihmës-trajner, por për arsye personale nuk kam mundur t’i bashkohem. Megjithatë, për mua do të ishte nder të punojë me Bylbyl Sokolin”, tha Statovci. /Demokracia.com

Të ngjashme