Lajme
Statovci për projektin e transformimit të sheshit “Xhorxh Bush”: Më i gabuari i mundshëm
Demokracia
19:59 | 14 Janar 2024

Share:

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Jeta Statovci përmes një postimi në Facebook është shprehur se gjysmë mandati shkoi, por sipas saj, qytetari i Prishtinës mbetet ende me vizatime 3D, e me probleme më shumë.

Ajo u shpreh se plani i Ramës që e shpalosi, është projekti më i gabuar i mundshëm sepse ai, sipas saj, do të nënkuptonte paralizën totale të trafikut në Prishtinë, përcjell Klankosova.tv.

“Rruga “George Bush” ka qenë një minimum frymëmarrje për komunikacionin, arterie bazike, meqë nuk duhet harruar, se Prishtina është e koncentruar shumë në këtë zonë, si me institucione, me qendra kulturore e arti, me biznese, banim etj”.

“Do të ishte me interes të prezantoheshin para qytetareve rrugë nëntokësore të makinave që siguron kyçje të rrugës “Luan Haradinaj” me atë “Garibaldi e më tutje me rrugën “George Bush”.  Vetëm pasi të ishin realizuar këto investime nëntokësore në zhbllokimin e trafikut, do të mund të mendohej për kthimin e asaj pjese në shesh të zgjatur”, ka shkruar ajo.

Tutje, Statovci tha se kryetari duhet të reflektojë e të mos e bllokoj qytetin me projekte, siç i quajti ajo, pa rend.

“Sot, qytetarët të shqetësuar biseduan për veshtirësitë e shtuara sëfundmi. Bizneset po mbyllen në atë pjesë, bllokim i mobilitetit në qytet pa rruge të reja, kyçje te reja, apo alternativa te trafikut urban”.

“Kryetari duhet të reflektojë e të mos e bllokoj qytetin me projekte pa rend, pa analizë e të dëmshme për secilin njeri që përdorë komunikacionin në Prishtinë. E këta të fundit, janë shumë”, shkroi tutje ajo.

Të ngjashme