Sport
Statistikë e jashtëzakonshme: Spanja theu rekord në Kupën e Botës, afër 1 mijë pasime të sakta kundër Kosta Rikës
Demokracia
19:15 | 23 Nëntor 2022

Share:

Futbollistët e Kombëtares së Spanjës kanë fituar 7:0 ndeshjen kundër Kosta Rikës në Grupin E të Kupës së Botës “Katar 2022”.

“Furia e Kuqe” e mbylli çështjen e fituesit tek në pjesën e parë kur realizuan tre herë, shkruan Demokracia.com.

Se Spanja ishte superiore në këtë takim e tregon edhe statistika se ata kishin kompletuar 976 pasime të sakta në 90 minutat e rregullta në këtë takim me 94 për qind të saktësisë së pasimeve.


Me këtë shifër, Spanja ka hyrë në historinë e Kupës së Botës, për faktin se asnjë kombëtare tjetër nuk e kishte regjistruar një shifër të tillë.

Spanja është në Grupin E me Kosta Rikën, Gjermaninë dhe Japoninë./Demokracia.com/

Të ngjashme