Sport
Statistikë e frikshme: Legjendave të Premierligës iu deshën afër 50 ndeshje për tre “het-trik”, Haalandit vetëm tetë takime
Demokracia
13:27 | 03 Tetor 2022

Share:

Erling Haaland është një futbollist për të cilin po flet e gjithë bota. Norvegjezi shënoi “het-trik” në derbin e Mançesterit, si dhe regjistroi një asistim, duke vazhduar kështu formën mbresëlënëse në Premierligë.

Ky ishte goli i 14-të i Haaland për Cityn që nga fillimi i sezonit të Premierligës dhe i 17-ti në përgjithësi në të gjitha garat, përcjell Demokracia.com.

Haaland shënoi “het-trikun” e tij të tretë këtë sezon. Manchester United ishte “viktima” e re dhe më parë Nottingham Forest dhe Crystal Palace ishin “viktima” të tjera.

Duket e pabesueshme që Haalandit iu deshën vetëm tetë ndeshje në Premierligë për tre “het-trik”, duke vendosur kështu një rekord të ri, të cilin ndoshta askush nuk do ta thyejë kurrë.

I dyti më i mirë pas Haaland është legjenda angleze Michael Owen, të cilit i nevojiteshin 48 ndeshje për tre “het-trik”, i ndjekur nga Ruud van Nistelrooy me 59, Fernando Torres me 64, Andy Cole me 65 dhe Luis Suarez me 71.

Statistikat e çmendura ndjekin Haaland gjatë gjithë karrierës së tij, kështu që ai aktualisht ka një mesatare prej më shumë golave ​​sesa ndeshjet./Demokracia.com/

Të ngjashme