Sport
Statistikat flasin në favor të kampionit, këto janë rezultatet në katër përballjet e fundit të Prishtinës e Dukagjinit
Demokracia
11:37 | 19 Nëntor 2021

Share:

Superliga e Kosovës në futboll , saktësisht java  e 14-të, hapet sot me një superndeshje ku përballen Prishtina e Dukagjini, shkruan Demokracia.com.

Duke i parë ndeshjet e fundit dhe rëndësinë e madhe të pikëve për këto dy skuadra, më të drejt pritet një ndeshje e zjarrtë edhe  e luftuar fortë.

Kampioni aktual në fushë zbret me një risi të madhe pasi në bankinë skuadrës i prinë trajneri boshnjak Abdulah Ibrakoviq që zëvendësoi të shkarkuarin Zekirija Ramadani. Në anën tjetër Dukagjini i prirë nga ish-futbollisti dhe ish-trajneri i Prishtinës, Armend Dallku drejt kryeqytetit vjen për fitore.

Gjithsesi, statistikat e favorizojnë Prishtinën e cila në katër përballjet e fundit ndërmjet vete ka 3 fitore dhe një barazim, duke mos pësuar asnjë humbje dhe mbetet të shihet nëse do të kenë këtë vazhdimësi apo jo.

Ndeshja Prishtina – Dukagjini luhet sot nga ora 13:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”në Prishtinë.

Më poshtë gjeni rezultatet e katër ndeshjeve të fundit ndërmjet vete të këtyre dy skuadrave. /Demokracia.com

Të ngjashme