Lajme
“Statistikat e shteteve fqinje tregojnë se edhe Kosova mund të zbrazet pas liberalizimit”
Demokracia
20:45 | 21 Prill 2023

Share:

Profesori universitar Bashkim Mustafa ka deklaruar se lajmi i mirë për liberalizimin e vizave do t’i sjell Kosovës edhe më shumë telashe në tregun e punës.

Sipas tij, edhe pse liberalizimin i vizave nënkupton vetëm vizita dhe lejeqëndrimi maksimum 90 ditë, kjo nuk do të thotë se qytetarët nuk do të zgjedhin migrimin për një jetë më të mirë, posaçërisht Gjermanin e cila në muajin mars ka liberalizuar në masë të madhe tregun e punës.

“Qeveria e vendit nuk e ka trajtuar asnjëherë me seriozitet tregun e punës në vend, unë kam nxjerr disa statistika se si ka ndikuar liberalizimi në tregun e punës si në Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri. Sipas INSTAT-it brenda 10 viteve popullsia në Shqipëri është zvogëluar për 7.5% ose 42,000. Brenda 10 viteve mbi 200.000 banorë e kanë zgjedhur statutin e tyre të punës në BE. Njejt pothuajse ka ndodhur edhe në Maqedoninë e Veriut ku për një dekadë mbi 230.000 persona kanë bërë zgjidhje të përhershme dhe kanë migruar në BE. Duke u nisur nga këto statistika dhe premisat e zhgënjimit që qytetarët e tonë kanë mbi tregun e punës në vend lëvizjet e kosovarëve do të jenë të njëjta apo edhe më shumë sesa këto të vendeve fqinjë”, ka deklaruar profesori Bashkim Mustafa në T7.

 

Të ngjashme