Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen miqësore ndërmjet Zvicrës dhe Kosovës.
Rezultati i 45 minutave të para është i barabartë 0-0 në stadiumin “Letzigrund” në Cyrih, raporton Demokracia.com.
“Helvetikët” kishin një iniciativë të lehtë në fraksionin e parë të lojës, duke krijuar disa raste.
Në bazë të statistikave, zviceranët ishin më kërkues sesa të përzgjedhurit e trajnerit, Alain Giresse në pjesën e parë.
Zvicra kishte shtatë tentime dhe dy goditje në portë. Dy goditje kishte edhe Kosova, krahas tri tentimeve.
Nikoqirët dominuan edhe në posedim të topit. 57% me 43% ishte posedimi i topit në favor të Granit Xhakës e Xherdan Shaqirit me shokë.
STATISTIKAT E PJESËS SË PARË: