Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen e parë mes Inter Turkut dhe Dritës në rrethin e parë kualifikues në Ligën e Konferencës.
Rezultati pas 45 minutave të para është i barabartë 0:0 në stadiumin “Veritas” në qytetin finlandez Turku, raporton Demokracia.com.
Të besuarit e trajnerit Ardian Nuhiu kishin iniciativën në minutat e para të ndeshjes duke tentuar portën vendase.
Finlandezët në minutat në vazhdim morën kontrollin e lojës, anise rastet e mira të shënimit munguan.
Në bazë të statistikave të pjesës së parë, vendasit dominuan në posedim të topit 56%-44%.
Për nga rastet, dyja skuadrat kishin nga një goditje në portë, teksa Drita kishte dy tentime, përkundër nikoqirëve që kishin vetëm një.
STATISTIKAT E PJESËS SË PARË: