Sport
Statistikat e pjesës së parë | Kosova me plotë meritë në avantazh, qipriotët me fat që pranuan vetëm dy gola
Demokracia
21:44 | 27 Shtator 2022

Share:

Është mbyllur pjesa e parë në ndeshjen ndërmjet Kombëtares së Kosovës dhe Qipros.

“Dardanët” kanë shkuar në pushim me avantazh 2:0 ndaj qipriotëve në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, raporton Demokracia.com.

Golin e parë e shënoi Muslija në minutën e 22-të të takimit. Realizator i golit të dytë ishte Rrudhani që shënoi në minutën e parë shtesë.

Kosova kishte edhe mundësi të tjera shënimi, por qipriotët ishin me fat duke pranuar vetëm dy gola, kjo bazuar në statistikat e pjesës së parë.

Futbollistët e drejtuar nga trajneri Alain Giresses kishin në radhët e tyre posedimin e topit 66%-34%. Ata tentuan dhjetë herë në portën e mysafirëve duke e goditur atë pesë herë.

Qipriotët kishin një goditje në portë, përkundër dy tentimeve në total në këtë pjesë të parë. /Demokracia.com/

STATISTIKAT E PJESËS SË PARË:

Të ngjashme