Sport
Statistikat e pjesës së parë: Kosova dukshëm më e mirë se Jordania në takimin miqësor
Demokracia
18:59 | 10 Nëntor 2021

Share:

Para disa minutave është mbyllur pjesa e parë në ndeshjen miqësore ndërmjet Kosovës dhe Jordanisë.

45 minutat e para në stadiumin “Fadil Vokrri” u mbyllën me rezultat 0-1 në favor të mysafirëve, raporton Demokracia.com.

Goli i vetëm i fraksionit të parë u shënua në minutën e 18-të pas një goditje nga distanca e Faisal.

“Dardanët” e trajnerit, Primoz Gliha ishin më kërkues në pjesën e parë duke krijuar raste të mira shënimi.

Kosova kishte dy goditje në portën e mysafirëve, krahas kundërshtarëve që kishin vetëm një.

Vendasit kishin në radhët e veta edhe posedimin e topit 52% – 48% ndaj Jordanisë. /Demokracia.com

STATISTIKAT E PJESËS SË PARË:

Të ngjashme