Sport
Statistikat e pjesës së parë: Ballkani superior ndaj La Fioritas, mysafirët me fat që pranuan vetëm dy gola
Demokracia
20:58 | 26 Korrik 2022

Share:

Është mbyllur pjesa e parë në ndeshjen e kthimit ndërmjet Ballkanit dhe La Fioritas.

Kampionët e Kosovës po avancojnë 2:0 ndaj ekipit nga San Marino në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, raporton Demokracia.com.

Albion Rrahmani hapi serinë e golave në minutën e shtatë, për ta vazhduar dy minuta më vonë.

Mysafirët ishin me fat që pranuan vetëm dy gola në këtë fraksion të parë, duke parë rastet e krijuara nga vendasit.

“Portokallezinjtë” patën pesë goditje në portë, krahas 11 tentimeve.

Gjithashtu, suharekasit kishin edhe posedimin e topit 63%-37%./Demokracia.com/

STATISTIKAT E PJESËS SË PARË:

Të ngjashme