Sport
Statistikat e pjesës së parë: Ballkani me plot meritë në avantazh, e dominoi thuajse në gjitha aspektet Sivassporin
Demokracia
19:43 | 06 Tetor 2022

Share:

Është mbyllur pjesa e parë në ndeshjen ndërmjet Sivassporit dhe Ballkanit.

Kampioni i Kosovës po udhëheq 1:2 me përmbysje në rezultat kundër skuadrës turke në stadiumin “Yeni 4 Eylul”, raporton Demokracia.com.

Bazuar në statistikat e fraksionit të parë të lojës, të besuarit e trajnerit Ilir Daja janë me plotë meritë në epërsi, pasi kanë dominuar thuajse në të gjitha aspektet.

“Portokallezinjtë” në radhë të parë kishin posedimin e topit 44%-56%. Ata kishin plot gjashtë tentime, krahas vendasve që kishin katër.

Ballkani goditi pesë herë portën e nikoqirëve, ndërsa këta të fundit goditën vetëm një herë.

STATISTIKAT E PJESËS SË PARË:

Të ngjashme