Sport
Statistikat e pjesës së parë: Argjentina me meritë në epërsi, Kroacia dominoi vetëm në një aspekt
Demokracia
21:00 | 13 Dhjetor 2022

Share:

Ka përfunduar pjesa e parë në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Botës midis Argjentinës dhe Kroacisë.

Kombëtarja argjentinase është në avantazh 2:0 kundër Kroacisë në “Lusail Iconic Stadium”, shkruan Demokracia.com.

Lionel Messi zhbllokoi shifrat në minutën e 34-të kur realizoi nga penalltia. Pesë minuta më vonë në skenë doli sulmuesi Alvarez që me një solo-aksion nga mesi i fushës ndëshkoi kroatët.

Bazuar në statistikat e 45 minutave të para, Argjentina është me meritë në avantazh. Kombëtarja argjentinase kishte katër goditje në portë, krahas kroatëve që nuk rrezikuan asnjëherë seriozisht portën kundërshtare.

Kroacia dominoi vetëm në posedim të topit 62%-38%.

STATISTIKAT E PJESËS SË PARË:

Të ngjashme
Sport • 19 Maj 2024