Sport
Statistikat e ndeshjes| “Dardanët” rrezikuan vetëm dy herë grekët, posedimi i topit në anën e mysafirëve
Demokracia
22:50 | 05 Qershor 2022

Share:

Kombëtarja e Kosovës është mposhtur nga Greqia në ndeshjen e dytë të Ligës së Kombeve për muajin qershor.

“Dardanët” humbën minimalisht 0:1 nga Kombëtarja greke në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, raporton Demokracia.com.

Epilogu i takimit të vlefshëm për grupin 2 të Ligës C u vendos në minutën e 36-të kur Bakasetas realizoi gol të bukur nga një distancë jo e afërt.

Futbollistët e drejtuar nga trajneri, Alain Giresse rrezikuan vetëm dy herë seriozisht portën e mysafirëve brenda 90 minutave.

Kosovarët kishin 11 tentime, krahas grekëve që kishin 10 të tilla.

Posedimi i topit gjatë kësaj sfide ishte në anën e mysafirëve 46%-54%.

Me këtë disfatë, Kosova bie në pozitën e dytë me tri pikë në grup, kurse grekët marrin lidershipin me gjashtë pikë.

Irlanda e Veriut pozicionohet në vendin e tretë me një pikë, aq sa ka edhe Qipro në vendin e fundit./Demokracia.com/

Të ngjashme
Sport • 18 Maj 2024