Lajme
Statistikat: 69 serbë morën pasaportën e Kosovës për 9 muaj
Demokracia
21:10 | 11 Janar 2022

Share:

Pavarësisht presioneve nga Serbia, qytetarët serbë duan ta mbajnë pasaportën e Republikës së Kosovës. 69 serbë kanë marrë shtetësinë e Kosovës nga janari deri në shtator të vitit 2021. 

Vetëm në tre muajt e parë të vitit të kaluar, shtetësinë e Kosovës e kanë marrë 19 serbë, raporton Demokracia.com.

Në këtë periudhë, 53 serbëve u është refuzuar kërkesa për shtetësi të Kosovës.

Gjatë tre muajve të parë të vitit 2021 në Divizionin e Shtetësisë janë marrë 225 vendime për fitim të shtetësisë: 73 vendime pozitive, 152 vendime negative. Po ashtu, gjatë kësaj periudhe janë bërë 91 kërkesa për shtetësi.

Shtetësinë e Kosovës gjatë këtyre muajve e kanë fituar edhe 16 shqiptarë, 8 maqedonas dhe 4 gjermanë.

Në periudhën e dytë të vitit 2021 në Divizionin e Shtetësisë janë marrë 222 vendime për fitim të shtetësisë: 93 vendime pozitive, 129 negative dhe 177 kërkesa .

Gjatë kësaj periudhe shtetësinë e Kosovës e kanë fituar 30 serbë.

 

Nga muaji korrik deri në shtator në Divizionin e Shtetësisë janë marrë 176 vendime për fitim të shtetësisë: 92 vendime pozitive, 84 vendime negative dhe 84 kërkesa.

Pasaportën e Kosovës gjatë kësaj periudhe e kanë marrë edhe 20 serbë. /Demokracia.com/

 

Të ngjashme