Sport
Statistika të çmendura që i japin Interit shpresë kundër Manchester Cityt
Demokracia
18:02 | 10 Qershor 2023

Share:

Nëse Interi fiton Ligën e Kampionëve kundër Manchester Cityt, do të vendosë një rekord të ri të të gjitha kohërave, por ka edhe një statistikë intriguese që bashkon Argjentinën e Lautaro Martinez me këtë finale.

Ndeshja zhvillohet në stadiumin Ataturk në Stamboll nga ora 21:00,

Nerazzurrët kanë humbur vetëm dy ndeshje në këtë garë këtë sezon, të dyja në fazën e grupeve kundër Bayern Munich.

Kjo përfshin ndeshjen e parë, kështu që nëse Interi fito garën, ata do të jenë skuadra e parë që do të ngrejë trofeun e Ligës së Kampionëve pavarësisht humbjes së ndeshjes hapëse.

Çuditërisht, kjo do të pasqyronte mënyrën se si Lautaro Martinez dhe Argjentina fituan Kupën e Botës në dhjetor, pasi humbën në debutim ndaj Arabisë Saudite.

Një tjetër anomali statistikore interesante është se Manchester City është në prag të kompletimit të tripletës pasi fitoi Ligën Premier dhe FA Cup.

Në të tre rastet e mëparshme kur Interi fitoi garën kryesore në Evropë, ata penguan kundërshtarin që të fitonte tripletën.

Ata mposhtën Real Madridin në 1964, Benfican në 1965 dhe Bayern Munichun në 2010, duke fituar vetën tripletën.

Të ngjashme