Lajme
Statistika | Kosovarët dhe ukrainasit nuk e ndalin tregtinë, pavarësisht luftës atje
Demokracia
18:01 | 06 Shkurt 2024

Share:

Më 24 shkurt 2022 është data kur Rusia ka nisur agresionin luftarak mbi Ukrainën. Edhe pse atje po luftohet për jeta a vdekje, tregtarët kosovarë po gjejnë kanale që të bëjnë tregti me Ukrainën, ndonëse me një masë shumë më minore se mëparë, shkruan Demokracia.com.

Para se të fillonte lufta në Ukrainë, tregtarët nga Kosova kanë blerë produkte edhe nga Rusia, por tash importi me këtë vend ka rënë. Në një masë më të madhe kanë blerë edhe nga Ukraina.

Ndonëse në një sasi më të vogël, disa lloje të produkteve po blihen me kamionë, por edhe nëpërmjet postës që po bëhen me porosi nga qytetarët.

Demokracia.com ka parë statistikat e importit me Ukrainë për muajin janar 2024. Ato flasin për import kryesisht që ka të bëjë me gjërat ushqimore, anipse të njëjtat importohen edhe nga vendet e Bashkimit Evropian.

Derisa në janarin që shkoi nuk është shënuar asnjë import me Rusinë, ndryshe nga muajit e kaluar, me Ukrainën importi ka qenë rreth 2 milionë euro.

Vetëm një import ka qenë mbi 1 milionë euro. Bëhet fjalë për “Llamarinë prej çeliku jo të lidhur, petëzuar në të nxehtë, e paveshur, me gjerësi mbi 600mm dhe trashësi më pak se 3 mm, në bobina”.

Demokracia.com ka parë se kosovarë kanë blerë produkte nga Ukraina edhe online, kryesisht që kanë të bëjnë me pjesë për vetura, të cilat kanë qenë nën 1000 euro.

Më poshtë mund të shihni të gjitha importet që janë bërë me kamionë nga Ukraina në muajin e kaluar:

Arra të zakonshme të qëruara – 19,019.80 euro.

Arra të zakonshme të paqëruara – 17,605.22 euro.

Karamele me gjalpë dhe ëmbëlsira të ngjashme – 2,033.51 euro.

Biskota të tjera të ëmbla, pa veshje çokollate, që përmbajnë më pak se 8% yndyrna qumështi – 19,438.94 euro.

Niseshte të esterifikuara apo të eterifikuara – 5,986.80 euro.

Të një trashësie prej 4.75 mm apo më shumë, por jo më tepër sesa 10 mm – 86,571.32 euro.

Mobilie të tjera prej druri – 3,460.74 euro.

Film prej polikarbonateve – 27,239.00 euro.

Të tjera – 12,350.82 euro.

Majë për bukëpjeksit, e njomë (jo e tharë) – 30,682.72 euro.

Margarinë, jo e lëngët, që përmban me pak 10 % ose më shumë se 15 % yndyrë qumështi – 19,950.00 euro.

Në rollne të një peshe jo më shumë se 10 kg – 4,600.80 euro.

Mobilie prej druri për dhomë gjumi – 2,214.01 euro.

Pastruese dyshemeje, pastruese pjatash, marrës pluhurash dhe pëlhura të ngjashme për pastrim, të thurura me një file apo me shumë file – 2,745.12 euro.

Vitrina dhe banaqe frigoriferike (që kanë të trupëzuar një njësi ftohëse apo avulluese), për paraqitjen e ushqimeve – 28,921.96 euro.

Djathra të tjera, me deri 40% yndyrë dhe ujë mbi lëndën yndyrore deri 47% –  3,101.59 euro.

Biskota sanduiç (biskota të ëmbla, pa veshje çokollatë, që përmbajnë më pak se 8% yndyrna qumështi) – 5,282.49 euro.

Waffles ose wafera, të veshura, qoftë edhe pjesërisht, me çokollatë apo përgatitje të tjera që përmbajnë kakao, në paketime me përmbajtje më tepër se 85g – 4,575.18 euro.

Pjesë dhe pajisje të tjera (jo elektronike) për makina printuese – 6,286.55 euro.

Çokollata në blloqe, pllaka ose shufra, në paketime deri 2kg, të mbushura – 17,175.28 euro.

Të tjera -76,953.77 euro.

Dorëza prej gome të vullkanizuar -1,876.75 euro

Llamarinë prej çeliku jo të lidhur, petëzuar në të nxehtë, e paveshur, me gjerësi mbi 600mm dhe trashësi më pak se 3 mm, në bobina – 1,111,222.06 euro.

Të një trashësie prej jo më pak se 0,021 mm, por jo më shumë se 0,2 mm – 9,528.62 euro.

Ëmbëlsira të ziera, të mbushura apo jo – 4,137.10 euro.

Çokollata (përfshirë pralinen), të mbushura ose jo, që përmbajnë alkool – 1,790.47 euro.

Përzierje të tjera yndyrore, që përmbajnë më pak 10 % ose më shumë se 15 % yndyrë qumështi – 44,152.50 euro.

Artikuj shtëpiakë, të higjenes dhe tualetit, prej plastike – 1,606.40 euro.

Film polietileni, me trashësi më pak se 125 mikrometra, me gravited më pak se 0.94, i tërhequr, jo i shtypur – 1,166.40 euro.

Të një trashësie prej 3 mm apo më shumë, por më pak se 4,75mm – 479,309.52 euro. /Demokracia.com/

Të ngjashme