Auto&Tech
Startupi ambicioz i “makinës fluturuese”, Kitty Hawk po mbyllet
Demokracia
18:46 | 22 Shtator 2022

Share:

Kitty Hawk, startup-i ambicioz i “makinës fluturuese” i financuar nga bashkëthemeluesi i Google, Larry Page, po mbyllet, gjë që kompania e konfirmoi në një postim të shkurtër në LinkedIn më herët sot.

Sipas një raporti nga Insider, burime brenda kompanisë thanë se Kitty Hawk tashmë kishte mbyllur punën në automjetin Heaviside të aftë për 160 kilometra, transmeton Telegrafi.

Insider raporton gjithashtu se Page ishte bërë gjithnjë e më i larguar nga kompania, por tha se ai ishte më i përfshirë në zhvendosjen e saj drejt kërkimit dhe zhvillimit pas përfundimit të projektit Heaviside.

Edhe pse Kitty Hawk po mbyll zhvillimin e avionëve të vet, të paktën një projekt do të vazhdojë në kompaninë e saj të sipërmarrjes së përbashkët me Boeing: Wisk Aero.

“Lajmet e sotme nuk ndikojnë në Wisk. Ne mbetemi në një pozicion të fortë financiar dhe strategjik, me Boeing dhe Kitty Hawk si investitorë”,tha zëdhënësi i Wisk, Chris Brown për The Verge. /Telegrafi/

 

Të ngjashme