Sport
Startues kundër Kroacisë, Messi barazon këtë rekord në Kupën e Botës
Demokracia
19:11 | 13 Dhjetor 2022

Share:

Ylli i Kombëtares së Argjentinës, Lionel Messi do të startojë sonte ndaj Kroacisë në ndeshjen e parë gjysmëfinale në Kupën e Botës.

Shtatë herë fituesi i Topit të Artë me këtë rast ka barazuar një rekord në Kupën e Botës, njoftojnë mediat e huaja, përcjell Demokracia.com.

Bëhet fjalë për rekordin me më së shumti paraqitje në Kupën e Botës për meshkuj.


Për Messin kjo do të jetë paraqitja e 25-të në një Botëror për Argjentinën.

Argjentina dhe Kroacia do të përballen sonte me fillim nga ora 20:00 në Katar./Demokracia.com/

Të ngjashme