Sport
Starti jo i mirë dhe humbja nga Gjilani, Dallku hesht pas ndeshjes
Demokracia
17:48 | 04 Shtator 2022

Share:

Dukagjini ka vazhduar pa fitore edhe pas xhiros së pestë kampionale në Superligën e Kosovës në futboll.

“Hithat” kësaj radhe kanë pësuar në shtëpi 0:1 nga Gjilani në stadiumin “18 Qershori” në Klinë.

Kryetrajneri i Dukagjinit, Armend Dallku nuk është prononcuar për ArtSport pas ndeshjes, siç bën zakonisht ai dhe kolegët e tij nga ekipet kundërshtare.

Pas pesë takimeve të zhvilluara, Dukagjini ka arkëtuar vetëm një pikë dhe ka katër disfata.

Skuadra nga Klina edhe edicionin e kaluar e kishte nisur jo mirë edicionin, megjithatë në ndeshjet vijuese e kishte gjetur rrugën për t’i shpëtuar rënies.

Dukagjini gjithashtu ka qenë aktive edhe në afatin kalimtar të verës duke u përforcuar me disa emra të njohur./Demokracia.com/

Të ngjashme