Lajme
“Starstreak” britanik rrëzon avionin rus, publikohen pamjet
Demokracia
16:32 | 02 Prill 2022

Share:

Raketa e prodhuar në Britani të Madhe, Starstreak, ka rrëzuar një avion rus në Luhansk së fundmi. Këto raketa janë dërguar ditët e fundit nga Britania e Madhe si mbështetje për ushtrinë e Zelensky-t në luftën e tyre ndaj pushtuesit rus.

Presidenti i Ukrainës tha këtë të shtunë se pushtuesit janë duke u tërhequr nga Perëndimi, por Kievi është i përgatitur për një sulm të ri nga lindja.

“Ata po përgatisin sulme të reja, ndërsa ne po përgatisim një mbrojtje gjithnjë e më aktive”, u shpreh presidenti ukrainas. Zelensky pohoi se NATO nuk dëshiron që Ukraina të anëtarësohet në aleancë.

“NATO nuk dëshiron të na pranojë. Unë mendoj se ky është një gabim, sepse nëse do të hynim në NATO, do ta bënim Aleancën shumë më të forte”, u shpreh ai.

 

Të ngjashme