Kompania SpaceX ka arritur të zbresë në tokë një nga prototipet e saj ‘Starship’ në fund të një fluturimi në lartësi të lartë gjatë një prove.
Numri serik 10 (SN10) zbriti në Boca Chica, Texas – për dallim nga paraardhësit e tij SN8 dhe SN9, të cilët u përplasën në tokë, transmeton Demokracia.com.
Por, pasi zbriti në këmbët e tij të zgjatura, rreth automjetit hapësinorë u përhap një zjarr, kështu duke eksploduar pas 8-minutash.
Sidoqoftë ky testim do të inkurajojë edhe më shumë kompaninë SpaceX, pasi prototipi ekzekutoi me sukses manovrat e tij gjatë fluturimit dhe arriti të bënte një ulje më të përparuar se sa paraardhësit e tij.
SpaceX parashikon që ‘Starships’ të zëvendësojnë raketat ekzistuese Falcon. /Demokracia.com/