Lajme
Stano: Fatkeqësisht s’ka marrëveshje në takimin e sotëm në Bruksel
Demokracia
16:38 | 21 Nëntor 2022

Share:

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë se s’është arritur marrëveshje mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Stano me anë të një postimi në rrjetin social Twitter, ka shkruar se takimi është përmbyllur, por pa dhënë ndonjë rezultat.

“Takimi urgjenti i nivelit të lartë mes presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i ndërmjetësuar nga Josep Borrell ka mbaruar. Ishte përgjegjësia e të dy liderëve për të de-përshkallëzuar urgjentisht. Fatkeqësisht ata nuk ranë dakord për një zgjidhje sot”.

Kujtojmë që takimi ka filluar që nga orët e mëngjesit, ku janë takuar fillimisht ndaras dhe pastaj dy liderët së bashku me përfaqësuesin e lartë të BE-së, Josep Borrel dhe të dërguarin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Të ngjashme